Kur ato të bëhen si pluhur i shpërndarë, - Toka do të shndërrohet në një vend që nuk ka asnjë të ngritur, sikurse thotë i Madhëruari në një sure tjetër: “Të pyesin ty për malet. Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur.”. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa kurfarë bimësie. As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre.” [Ta He 105 – 107].