O you who have believed, when you converse privately, do not converse about sin and aggression and disobedience to the Messenger but converse about righteousness and piety. And fear Allah, to whom you will be gathered. (Al-Mujadila [58] : 9)
Sherif Ahmeti:
O ju që keni besuar, kur bisedoni mes vete fshehurazi, mos bisedoni për çka është mëkat, armiqësi dhe kundërshti ndaj pejgamberit, por bisedoni për punë të ndershme e të matura dhe kinia frikën All-llahut, te i cili do të tuboheni (Al-Mujadila [58] : 9)
1 Feti Mehdiu
O besimtarë, kur të përshpëritni mos bëni marrëveshje për mëkat e për armiqësi dhe kundërshtim ndaj Profetit, por bëni marrëveshje për bamirësi e devotshmëri; frikësohuni All-llahut te i cili do të tuboheni
2 Hassan Efendi Nahi
O besimtarë! Kur të bisedoni fshehtas mes jush, mos flisni për gjynahe, armiqësi dhe mosbindje ndaj të Dërguarit; por bisedoni për mirësi dhe drejtësi. Kijeni frikë Allahun, para të Cilit do të tuboheni.
3 Tafsir as-Saadi
O ju që keni besuar! Kur bisedoni fshehtas me njëri-tjetrin, mos bisedoni për gjynahe, nxitje armiqësish dhe mosbindje ndaj të Dërguarit, por bisedoni për punë të mira e devotshmëri! Gjithmonë ta keni frikë Allahun, tek i Cilit do të tuboheni të gjithë (për llogarinë me drejtësi)! - Besimi me siguri të plotë për takimin me Allahun dhe llogarinë e drejtë para Tij, është ndihma më e madhe që e bën robin të qëndrojë brenda kufijve të Allahut të Madhëruar dhe t’u përmbahet porosive të Tij.