Wa Maryamab nata 'Imraanal lateee ahsanat farjahaa fanafakhnaa feehi mir roobinaa wa saddaqat bikali maati Rabbihaa wa Kutubihee wakaanat minal qaaniteen (at-Taḥrīm 66:12)
And [the example of] Mary, the daughter of Imran, who guarded her chastity, so We blew into [her garment] through Our angel [i.e., Gabriel], and she believed in the words of her Lord and His scriptures and was of the devoutly obedient. (At-Tahrim [66] : 12)
Sherif Ahmeti:
Edhe Merjemen të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme (At-Tahrim [66] : 12)
1 Feti Mehdiu
Dhe Merjemen, të bijën e Imranit, e cila e ruajti virgjinitetin e saj, ndërsa ne aty krijuam jetë (mbeti shtatëzanë), u besoi fjalëve dhe librave të Zotit të vet dhe ishte nga ato të përulurat
2 Hassan Efendi Nahi
Edhe Merjemen, të bijën e Imranit, e cila ruajti virgjërinë e saj; Ne frymë brenda saj nga shpirti Ynë[1] (shpirtin e Isait a.s.). Ajo u besoi fjalëve të Zotit të saj dhe librave të Tij e ishte nga të devotshmit!
[1] “nga shpirti Ynë”: pra, nga shpirti që është krijesa Jonë (e Allahut).
3 Tafsir as-Saadi
Edhe Merjemja, e bija e Imranit, e cila e ruajti nderin e saj. - Ajo u ruajt nga çdo e ligë, sepse kishte besim të plotë dhe të drejtë, si edhe moral të kulluar.
Ne frymë brenda saj një shpirt (të krijuar) nga Ne. Ajo besoi plotësisht fjalët e Zotit të saj dhe Librat e Tij – Këtu përshkruhet shkalla e lartë e diturisë së Merjemes. Në ajet thuhet: “Ajo besoi plotësisht fjalët e Zotit të saj.” Fjalët e Zotit janë dy llojesh: fjalët e kaderit, domethënë të përcaktimit të Tij të gjërave, dhe fjalët e Ligjit që Ai vendosi për njerëzit, për t’u treguar atyre mënyrën se si ta adhurojnë Atë e si të jetojnë sipas vullnetit, dëshirës e kënaqësisë së Tij. Merjemja i besoi dhe i jetësoi të dyja llojet e fjalëve të Zotit. Ajo i besoi gjithashtu të gjithë librat e Zotit. Por një besim nuk mund të quhet i drejtë dhe i saktë nëse nuk bëhet me dituri të plotë dhe nëse nuk punohet sipas tij. Për këtë arsye, i Madhëruari e sqaron këtë çështje, kur thotë për Merjemen:
dhe ishte nga të devotshmit. - Ajo ishte e bindur ndaj Zotit, sistematike dhe me drojë në adhurimin e Tij. Ky përshkrim dëshmon për veprat e shumta të saj të adhurimit. Merjemja ishte siddikah - e vërtetë, dhe grada e vërtetësisë arrihet veçse me dituri të plotë dhe me punë sipas kësaj diturie. Këtu përfundon edhe surja Tahrim, dhe për këtë falënderimi i qoftë Allahut!