N´n. By the pen and what they inscribe, (Al-Qalam [68] : 1)
Sherif Ahmeti:
Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë (Al-Qalam [68] : 1)
1 Feti Mehdiu
Nun. Pasha lapsin dhe atë çka shkruajnë
2 Hassan Efendi Nahi
Nûn. Betohem për penën dhe për atë që shkruajnë
3 Tafsir as-Saadi
Nun! Betohem në lapsin dhe në atë çfarë shkruajnë.” - Allahu i Lartësuar betohet në laps. El ķalem është emër që përfshin të gjithë mjetet me të cilët shkruhet dhe ruhet dituria, prozat dhe poezitë, fjalët dhe mendimet e ndryshme. Ai është nga shenjat dhe mirësitë më të mëdha të dhuruara nga Allahu i Lartësuar, prandaj e meriton që Allahu të betohet në emër të tij. Allahu i Lartësuar betohet në këtë mirësi të madhe, për të treguar se Profeti (a.s.) është i pastër dhe larg shpifjeve që thuhen për të. Armiqtë e akuzonin atë për çmenduri, por Allahu i Lartësuar, me këtë betim, tregoi se mirësia e Tij ndaj Muhamedit është aq e madhe, sa është e pamundur që të akuzohet për çmenduri.