Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët (Al-Qalam [68] : 8)
1 Feti Mehdiu
Prandaj mos i përfill përgënjeshtarët
2 Hassan Efendi Nahi
Andaj, ti mos i dëgjo jobesimtarët!
3 Tafsir as-Saadi
Allahu i Lartësuar i thotë Profetit të Tij: Prandaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët! - Kuptimi: Mos iu bind atyre që të mohuan dhe të refuzuan armiqësisht dhe padrejtësisht, sepse ata nuk e meritojnë. Ata kërkojnë veçse gjëra që iu përshtaten epsheve dhe pasioneve të tyre. Ata synojnë dhe dëshirojnë veçse të kotën. Kush iu bindet atyre shkon me këmbët e veta drejt rrugës që e dëmton. Kjo është një ndalesë që përfshin bindjen ndaj çdo lloj gënjeshtari dhe mohuesi të profetëve. Ajo përfshin, gjithashtu, çdo bindje ndaj së kotës dhe mashtrimit, edhe pse shkaku i ajetit është një rast i veçantë. Idhujtarët i kërkuan Profetit që ai të heshtte dhe të mos vinte në dukje të metat e idhujve të tyre dhe, në këmbim të kësaj, ata do të heshtnin ndaj tij, siç thotë i Lartësuari: