Wa iz ta azzana Rabbuka la yab'asannna 'alaihim ilaa Yawmil Qiyaamati mai yasoomuhum sooo'al 'azaab; inna Rabbaka lasaree'ul 'iqaab; wa innahoo la Ghafoorur Raheem (al-ʾAʿrāf 7:167)
And [mention] when your Lord declared that He would surely [continue to] send upon them until the Day of Resurrection those who would afflict them with the worst torment. Indeed, your Lord is swift in penalty; but indeed, He is Forgiving and Merciful. (Al-A'raf [7] : 167)
Sherif Ahmeti:
Përkujto (o i dërguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do të vë, deri në ditën e kijametit, sundimin e ndinjë që ka për t’ua shijuar atyre mundimin më të shëmtuar. Vërtet Zoti yt ndërmerr shpejt dënimin, Ai edhe falë e mëshiron shumë (Al-A'raf [7] : 167)
1 Feti Mehdiu
Dhe Zoti yt njoftoi se deri në ditën e kijametit do të lëshojmë pushtetin e dikujt, i cili do t’i shtyp në mënyrë më të keqe. Zoti yt është, me të vërtetë, i shpejtë në dënim, por Ai edhe fal shumë dhe është mëshirëplotë
2 Hassan Efendi Nahi
Pastaj Zoti yt shpalli se do t’u dërgonte atyre të tjerë që do t’i mundonin, në mënyrën më të keqe, deri në Ditën e Kiametit. Me të vërtetë, Zoti yt dënon shpejt, por Ai është edhe Falës e Mëshirëplotë.
3 Tafsir as-Saadi
Zoti Yt shpalli qartas se, mbi ta do të vendosë deri Ditën e Kijametit, sundimin e dikujt, që ka për t'i ndëshkuar ata me mënyrën më të keqe. - Allahu i Lartësuar thotë qartë se çfarë ndëshkimi morën ata: poshtërim dhe përçmim prej sunduesve të tyre, deri Ditën e Gjykimit. Mbi ta do të ketë vazhdimisht sundues, që do t’i shtypin dhe nënçmojnë.
Zoti yt është, vërtet Ndëshkues i shpejtë,... – Allahu është ndëshkues i shpejtë për këdo që nuk u bindet urdhrave të Tij. Këta lloj njerëzish do t’i përfshijë ndëshkimi që në jetën e kësaj bote. Por Allahu i Lartësuar nuk është vetëm ndëshkues i rreptë:
...por Ai është gjithashtu edhe Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Allahu është Falës, mbulues i të metave dhe Mëshirues i atyre që pendohen dhe i kthehen të përulur Atij. Ai ua pranon veprat e mira që kryejnë dhe pastaj i shpërblen ata, me bujarinë e Tij. Kështu vepron Allahu i Lartësuar me robte e Tij. Ai premton shpërblim për të mirët dhe u jep shumë më tepër sesa meritojnë. Nga ana tjetër, të këqijtë do të marrin si ndëshkim vetëm aq sa meritojnë, e jo më tepër, madje Allahu fal shumë. Ata që nuk i binden Allahut të Lartësuar dhe nuk pranojnë të jetojnë sipas ligjeve e normave të Tij, do të jenë vazhdimisht të nënçmuar dhe të poshtëruar nga tiranë mbi krye. Ata nuk do të kenë kurrë përfaqësues të denjë dhe ndihmëtarë, që t’u japin sukses e fitore.