Fawaswasa lahumash Shaitaanu liyubdiya lahumaa maa wooriya 'anhumaa min saw aatihimaa wa qaala maa nahaakumaa Rabbukumaa 'an haazihish shajarati illaaa an takoonaa malakaini aw takoonaa minal khaalideen (al-ʾAʿrāf 7:20)
But Satan whispered to them to make apparent to them that which was concealed from them of their private parts. He said, "Your Lord did not forbid you this tree except that you become angels or become of the immortal." (Al-A'raf [7] : 20)
Sherif Ahmeti:
Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t’ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të muluara dhe tha: “Zoti juaj nuk ua ndaloi ju dyve atë pemë vetëm që të mos bëhi meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshmëve (Al-A'raf [7] : 20)
1 Feti Mehdiu
Dhe djalli filloi t’u bëjë lajka që t’ua zbulojë vendet e turpshme, që i kanë pasur të mbuluara, e u tha: “Nuk ua ka ndaluar Zoti juaj këtë për asgjë tjetër vetëm se që të mos bëheni ju të dy engjuj të pavdekshëm”
2 Hassan Efendi Nahi
Djalli u pëshpëriti, për t’ua zbuluar pjesët e turpshme të mbuluara të trupit të tyre dhe u tha: “Zoti juaj jua ka ndaluar pemën, vetëm që të mos bëheni engjëj ose të pavdekshëm.”
3 Tafsir as-Saadi
Shejtani i joshi ata të dy, për t’u zbuluar pjesët e turpshme të atyre, të cilat i kishin të mbuluara (më parë)... - Me kurthet, intrigat dhe joshjet e tij ai arriti t’i mashtronte dhe t’i bënte që të lëshonin veten për të përmbushur dëshirat. Duke i joshur, u tha:
“Zoti juaj jua ndaloi atë pemë veçse që të mos bëheni melekë ose (njerëz) të përjetshëm.” - Allahu jua ndaloi këtë pemë që ju të mos arrini të bëheni melekë dhe të mos arrini të bëheni të përjetshëm. Sikurse thuhet dhe shtjellohet joshja e tij në një ajet tjetër: “Por atë e ngacmoi djalli duke i thënë: “O Adem, a do të të tregoj për pemën e përjetësisë dhe të sundimit të pazhdukshëm?” [Ta ha 120]. Përveç këtyre premtimeve, për t’ua përforcuar dëshirën dhe për ta bërë më të besueshme joshjen e tij, Shejtani u tha: