And do not sit on every path, threatening and averting from the way of Allah those who believe in Him, seeking to make it [seem] deviant. And remember when you were few and He increased you. And see how was the end of the corrupters. (Al-A'raf [7] : 86)
Sherif Ahmeti:
Mos zini pusi në çdo rrugë e të kërcënoheni dhe ta pengoni nga rruga e All-llahut atë që i ka besuar atij (Shuajbit), e të kërkoni shtrembërimin e asaj (e rrugës). Përkujtoni kur ishit pakicë e Ai ju shumoi dhe shikoni se sifndi i çrregullusve (Al-A'raf [7] : 86)
1 Feti Mehdiu
Dhe mos vëni prita në secilën rrugë, të kërcënoheni dhe të shmangni nga rruga e All-llahut, ata të cilët i besojnë Atij, dhe të përpiqeni ta shtrembëroni. Dhe përkujtone kur ishit pak dhe Ai ju bëri shumë dhe shikoni si kanë përfunduar ngatrrestarët
2 Hassan Efendi Nahi
Mos zini pusi në çdo rrugë, duke frikësuar dhe penguar nga rruga e Allahut ata që besojnë tek Ai dhe duke kërkuar shtrembërimin e saj! Kujtoni atëherë kur ishit të paktë në numër e Ai ju shumoi. Shikoni si përfundojnë ngatërrestarët!
3 Tafsir as-Saadi
Mos zini pusi në rrugë, mos kërcënoni... - Mos u zini njerëzve pusi në rrugë dhe mos i kërcënoni ata për tu marrë atë që u takon atyre.
...dhe mos i pengoni nga udha e Allahut njerëzit që besojnë në Të, duke ua paraqitur si udhë të gabuar! - Mos pengoni nga rruga e Allahut ata që duan të besojnë, duke u përpjekur ta paraqisni atë si rrugë të keqe! Këtë e bëni thjesht të shtyrë nga pasioni për poshtërsira, ndërkohë që duhet të ndodhte e kundërta. Ju duhet të ndiqni fenë e Allahut, të cilën Ai e vendosi për robërit e Tij, që të jetojnë sipas saj. Ajo është rruga e vetme që të çon në kënaqësinë e Allahut të Madhëruar dhe shpërblimin e përjetshëm në Xhenetin e Tij. Me fenë e Tij, Zoti dëshiron t’i mëshirojë njerëzit, prandaj ajo e meriton që të mbështetet e jo të pengohet në përhapjen e saj. Ky do të ishte mohim i mirësive të Allahut dhe shprehje e armiqësisë ndaj Tij, prandaj mos pengoni të tjerët nga rruga e Zotit! Madje duhet të përkushtoheni për të qenë mirënjohës ndaj Tij për gjithçka që ju ka dhuruar.
Kujtoni sa pak keni qenë dhe se si Ai ju shumoi! - Ai ju begatoi me gra dhe pasardhës të shumtë, duke ju shumuar e fuqizuar si popull i shëndetshëm. Nuk ju sprovoi me sëmundje a epidemi shfarosëse dhe as me ndonjë armik, që mund t’ju shuante apo t’ju shkulte nga vendi juaj. Përkundrazi, Zoti ju begatoi me mirësi, begati e paqe dhe ju shtoi në numër.
Shihni si ka qenë fundi i atyre që përhapnin shkatërrimin! - Nëse shikoni fundin e tyre, do të kuptoni se nuk u vleu aspak numri i madh dhe bashkimi mes njëri-tjetrit. Ata nuk mbahen mend aspak për mirë. Në këtë jetë u mallkuan, ndërsa në jetën tjetër i pret ndëshkimi poshtërues dhe i dhembshëm.