Then he frowned and scowled; (Al-Muddaththir [74] : 22)
Sherif Ahmeti:
Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë (Al-Muddaththir [74] : 22)
1 Feti Mehdiu
E mandej u ngrys e u mrrol
2 Hassan Efendi Nahi
mblodhi vetullat e u vrenjt,
3 Tafsir as-Saadi
Qoftë i shkatërruar! Po si gjykonte?! Prapë qoftë i shkatërruar! E si gjykonte?! Ai thellohej e thellohej në mendime, pastaj vrenjtej dhe vrazhdësohej. – Qoftë i shkatërruar, sepse ai doli në një përcaktim që nuk i takonte dhe që nuk duhej të guxonte ta bënte. Ai nuk kishte asnjë të drejtë ta bënte këtë, sepse është paturpësi që të japësh të atillë gjykim për Librin dhe Shpalljen e Zotit. Është jashtë kapacitetit të njeriut që të gjykojë mbi Librin e të Madhëruarit. Ai, pasi u mendua mirë për atë që do të shpifte kundër Kur'anit, u vrenjt në fytyrë, duke treguar urrejtje për të vërtetën dhe mosdëshirë për ta pranuar atë. Në përfundim, ai i ktheu shpinën të vërtetës dhe nisi me shpifjet dhe trillimet rreth Shpalljes së Zotit.