And [by] the morning when it brightens, (Al-Muddaththir [74] : 34)
Sherif Ahmeti:
Edhe agimin kur agon (Al-Muddaththir [74] : 34)
1 Feti Mehdiu
E agimi kur agon
2 Hassan Efendi Nahi
e për agimin që zbardhëllon
3 Tafsir as-Saadi
Betohem në Hënën, Edhe në natën, kur ajo tërhiqet, Edhe në agimin, kur ai shkrep, - Allahu i Madhëruar betohet në Hënën, kur ajo është e plotë, betohet në natën, kur ajo largohet e ia lë vendin ditës, dhe në agimin, kur ai çel. Këto janë betime të rëndësishme në disa krijesa të mrekullueshme, të cilat janë shenja madhështore të Allahut të Lartësuar.[1] Ato dëshmojnë për pushtetin e urtësinë e Tij të plotë e absolute, tregojnë për sundimin dhe mbretërimin e Tij të gjerë, për mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse, si edhe për diturinë e Tij të madhe dhe të pakufishme. Po përse betohet i Madhëruari? Ai thotë: [1] Allahu i madhëruar betohet në krijest e Tij ndërsa krijesat nuk lejohet të betohen veçse për Allahun zotin e tyre.