Even if he presents his excuses. (Al-Qiyamah [75] : 15)
Sherif Ahmeti:
Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta (Al-Qiyamah [75] : 15)
1 Feti Mehdiu
Edhe pse përpiqet të sjellë arsyetimet e tij
2 Hassan Efendi Nahi
edhe sikur të paraqesë shfajësimet e veta.
3 Tafsir as-Saadi
Madje, njeriu do të jetë dëshmitar i vetvetes, edhe nëse paraqet arsyetime. - Ai mund ta gjykojë veten e vet, edhe nëse mund të hedhë justifikime, të cilat janë të papranueshme dhe të pavlefshme. Vetë robi do të pranojë çdo punë që ka bërë dhe do të dëshmojë për vërtetësinë e saj, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Lexo librin tënd, sot mjafton të jesh vetë llogaritës i vetvetes”. [Isra 14]. Edhe nëse ai kërkon të mohojë ose të justifikohet për atë që ka bërë, kjo do të jetë e pavlefshme, sepse do të jenë vetë dëgjimi, shikimi dhe të gjitha gjymtyrët e tij që do të dëshmojnë se ç’ka bërë. Mundësia për të rregulluar diçka tashmë ka përfunduar dhe çdo përpjekje është e padobishme, siç thuhet në këtë ajet: “Kështu atë ditë atyre që bënë padrejtësi, asnjë pendesë nuk u bën dobi e as që kërkohet të arsyetohen.” [Rum 57].