… Zotin e tyre do të shikojnë. - Ata do të vështrojnë Zotin e tyre, në varësi të gradave ku ndodhen. Do të ketë prej tyre që do ta shohin Allahun çdo ditë, mëngjes e mbrëmje, ashtu si do të ketë që do ta shohin çdo ditë xhumaje. Sidoqoftë, të gjithë ata do të përjetojnë një lumturi të madhe kur të vështrojnë Fytyrën e të Madhëruarit dhe bukurinë e Tij mahnitëse, që nuk i përngjan asgjëje. Kur të shohin Atë, do të harrojnë çdo mirësi tjetër që i rrethon. Ata do të përjetojnë një lumturi, e cila nuk mund të shprehet dot me fjalë. Kjo do të duket qartë në fytyrat e tyre të shndritshme dhe të ngazëllyera. Kur të shohin Zotin e tyre, këto fytyra do të zbukurohen shumë e më shumë, mbi bukurinë që kanë. E lus Allahun Bujar të na bëjë prej tyre dhe të na bashkojë me ata fatlumë! Ndërsa kur flet për ata që i dhanë përparësi dynjasë kundrejt ahiretit të përjetshëm, Allahu i Madhëruar thotë: