Then, no! They are going to know. (An-Naba [78] : 5)
Sherif Ahmeti:
Përsëri Jo, se ata do ta kuptojnë (An-Naba [78] : 5)
1 Feti Mehdiu
Dhe prapë ani, ata do ta dinë me siguri
2 Hassan Efendi Nahi
Sigurisht që shpejt do ta marrin vesh!
3 Tafsir as-Saadi
Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë! Përsëri jo, se ata do ta kuptojnë! - Kur të zbresë mbi ta ndëshkimi i ashpër dhe pa kthim i Zotit, atëherë do ta kuptojnë qartë atë që nuk po e besojnë. Ditën kur t’u bëhet ‘ftesa’ e trishtueshme për në Xhehenem, të cilën ata nuk do të mund që ta refuzojnë apo t’i shmangen, atyre do t’u thuhet: “Ky është Zjarri, të cilin ju nuk e besonit!” Më poshtë, Allahu i Lartësuar numëron shumë mirësi, të cilat ua ka dhuruar njerëzve, mirësi të cilat tregojnë qartë vërtetësinë dhe sigurinë e asaj çka njoftuan dhe kumtuan profetët e Tij.