By those [angels] who extract with violence (An-Nazi'at [79] : 1)
Sherif Ahmeti:
Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm) (An-Nazi'at [79] : 1)
1 Feti Mehdiu
Pasha ata që me forcë rrëmbejnë
2 Hassan Efendi Nahi
Për ata (engjëj) që marrin me forcë,[1]
[1] D.m.th. shpirtrat e jobesimtarëve.
3 Tafsir as-Saadi
Allahu i Lartësuar betohet në melekët e Tij dhe në detyrat me të cilat i ka ngarkuar ata. Në zbatimin e këtyre detyrave, ata tregojnë bindje dhe nënshtrim të plotë. Ata janë zbatues të nënshtruar të urdhrave të Zotit. Janë dy shpjegime të mundshme të arsyes pse Allahu i Lartësuar bën gjithë këto betime:
1. Allahu i Lartësuar i bën këto betime për të përforcuar vërtetësinë e Ditës së Gjykimit. Ky është një shpjegim i pranueshëm, sepse menjëherë pas betimeve, bëhen disa përshkrime të Ditës së Gjykimit.
2. Allahu i Lartësuar është betuar në melekët, pikërisht për të treguar rëndësinë e melekëve dhe rëndësinë e besimit për melekët, besim ky i cili konsiderohet si njëri nga gjashtë shtyllat e imanit. Por duke përmendur veprat e tyre, mund të kuptojmë se betimet janë bërë edhe për të vërtetuar faktin e shpërblimit të krijesave në momentin kur u merret shpirti, dhe më pas, në Ditën e Gjykimit. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:
Betohem për ata (melekë) që me forcë rrëmbejnë shpirtrat (e keqbërsve). - En-naziati janë melekët që e shkulin shpirtin me forcë. Këta melekë zhyten brenda trupit, derisa e nxjerrin shpirtin jashtë, për ta shpërblyer sipas veprave që ka kryer.