[Remember] when He overwhelmed you with drowsiness [giving] security from Him and sent down upon you from the sky, rain by which to purify you and remove from you the evil [suggestions] of Satan and to make steadfast your hearts and plant firmly thereby your feet. (Al-Anfal [8] : 11)
Sherif Ahmeti:
Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t’ju pastruar me të, largoi prej jush shtimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe t’ju përforcoj me të (me shi) këmbët tuaja (Al-Anfal [8] : 11)
1 Feti Mehdiu
Kur iu vuri në gjumë për shkak të sigurisë tuaj dhe nga qielli ju lëshoi shiun që t’iu pastrojë me të, dhe ta largojë prej jush shqetësimin e djallit, dhe t’i forcojë zemrat tuaja, dhe me atë t’iu forcojë këmbët
2 Hassan Efendi Nahi
Ai bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë si shenjë sigurie nga ana e Tij dhe lëshoi nga qielli shi, për t’ju pastruar nëpërmjet atij, për të larguar nga ju ndyrësinë e djallit dhe për t’i forcuar zemrat tuaja dhe këmbët.
3 Tafsir as-Saadi
(Kujtoni) Kur Ai ju bëri të flini pak, për t'ju mbushur me siguri nga ana e Tij. Ai zbriti nga qielli ujë, për t’ju pastruar me të, për të hequr ndyrësinë e Shejtanit... - Gjumi shërbeu për të larguar frikën dhe ankthin e besimtarëve, e për t’u dhënë atyre qetësi e siguri.[1] Kjo ishte shenjë e ndihmës dhe fitores që Zoti do t’u dhuronte më pas. Gjithashtu, Allahu lëshoi shi nga qielli, që besimtarët të pastroheshin si fizikisht, edhe shpirtërisht. Uji shërbeu edhe si pastrim nga vesveset dhe ndyrësitë e Shejtanit.
...për të fuqizuar bindjen në zemrat tuaja... - T’i bënte zemrat të qëndrueshme, sepse qëndrueshmëria e zemrës sjell edhe qëndrueshmërinë e trupit.
...dhe për t'ju përforcuar këmbët tuaja. - Toka ishte ranore dhe e paqëndrueshme, prandaj shiu e forcoi tokën dhe këmbët nuk rrëshqisnin më, por lëviznin me lehtësi. Ndihmë tjetër prej Allahut të Madhëruar ishte porosia që Ai u dha melekëve:
[1] Profetin a.s. e kapi një dremitje e lehtë, madje dhe të gjithë besimtarët i kapi kjo dremitje gjatë kohës së betejës. Pastaj Profeti a.s. ngriti kokën dhe tha: “Gëzohu, o Ebu Bekër! Ky është Xhibrili, duke ardhur në mes të pluhurit të fushëbetejës” Dhe fitorja erdhi. Allahu i Lartësuar zbriti ushtrinë e Vet, duke ndihmuar të Dërguarin dhe besimtarët. Me ndihmën e Tij, u vranë dhe u zunë robër shumë idhujtarë; u vranë 70 idhujtarë dhe kapën robër 70 të tjerë. Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3