And [remember] when He showed them to you, when you met, as few in your eyes, and He made you [appear] as few in their eyes so that Allah might accomplish a matter already destined. And to Allah are [all] matters returned. (Al-Anfal [8] : 44)
Sherif Ahmeti:
Përkujtoni kur u takuat (në sheshin e luftës), e Ai bëri që ata në sytë tuaj të duken pak, e po ashtu edhe ju të dukeni në sytë e tyre pak; e bëri këtë për të zbatuar All-llahu një çështje që ishte e vendosur. Vetëm te All-llahu është përfundimi i çështjeve (Al-Anfal [8] : 44)
1 Feti Mehdiu
Dhe kur u kacafytët, Ai juve ara syve tuaj ua paraqiste si pakicë, por edhe juve para syve të tyre gjithashtu u paraqiste në numër të vogël, që All-llahu të realizojë atë çka kishte për të ndodhur. Te All-llahu çdo send kthehet
2 Hassan Efendi Nahi
Kur u përballët (me armikun), Ai jua shfaqi ata në sytë tuaj sikur ishin pak, ndërsa ju ju bëri të dukeshit pak në sytë e atyre, për të përmbushur atë që ishte caktuar. Tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.
3 Tafsir as-Saadi
Kur u përballët me armikun, Ai jua shfaqi në sytë tuaj sikur ishin pak; por edhe ju ju bëri të dukeshit pak në sytë e tyre, në mënyrë që Allahu ta përmbushte atë që ishte caktuar. - Kështu, të dy grupet e shihnin të vogël njëri-tjetrin, prandaj luftonin me ashpërsi dhe vrull. Allahu i Madhëruar e bëri diçka të tillë për të realizuar atë që ishte e padiskutueshme: fitoren e besimtarëve dhe poshtërimin e mohuesve, duke i shfarosur e duke i bërë të harruar krerët e kufrit. Me vdekjen e këtyre udhëheqësve, populli i thjeshtë do ta kishte më të lehtë pranimin e Islamit si fenë e jetës së tyre. Gjithashtu, edhe muslimanët që jetonin mes jomuslimanëve do ta kishin tashmë më të lehtë jetesën. Kjo tregon butësinë dhe përkujdesin e Allahut të Madhëruar për besimtarët, që shfaqet në çdo aspekt.
Tek Allahu kthehen (për gjykim) të gjitha çështjet. - Të gjitha çështjet e krijesave kthehen tek Allahu i Madhërishëm. Është Ai që bën ndarjen mes të mirës dhe të kotës, është Ai që gjykon me drejtësi, pa i cenuar hakun askujt.