...prandaj, ku po shkoni?! - Si është e mundur që t’ju shkojë kjo ndër mend?! Si mund të gjykoni në këtë mënyrë?! Si mund ta quani të vërtetën e sigurt nga Zoti i gjithësisë një gënjeshtër të trilluar nga Shejtani i mallkuar?! A nuk është ky një shtrembërim i paturpshëm i të vërtetës dhe realitetit?! Mësojeni dhe mbajeni mend mirë se kjo është shpallje e Atij që ka në dorë pushtetin e qiejve dhe të tokës. Kujtoni që në gjithësinë e krijuar prej Tij nuk ndodh asgjë pa lejen dhe vullnetin e Tij. Është vetë Ai që e ruan shpalljen e Tij të paprekshme dhe të pastër, ashtu si Ai dëshiron.