And when the wild beasts are gathered . (At-Takwir [81] : 5)
Sherif Ahmeti:
Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar) (At-Takwir [81] : 5)
1 Feti Mehdiu
Dhe kur mblidhen egërsirat
2 Hassan Efendi Nahi
dhe egërsirat të tubohen;
3 Tafsir as-Saadi
...dhe egërsirat të tubohen;... - Ditën e Gjykimit, edhe egërsirat do të grumbullohen bashkë, që Allahu i Lartësuar të vendosë mes tyre drejtësinë, duke ndëshkuar me të njëjtën mënyrë ato që, padrejtësisht kanë dëmtuar të tjerat. Atë ditë, krijesat do të shohin drejtësinë e plotë të të Plotpushtetshmit. Çdo padrejtësi do të ndëshkohet dhe drejtësia do të vihet në vend. Për shembull, asaj deleje që nuk ka pasur brirë do t’i jepen brirë dhe do t’i mundësohet që të hakmerret ndaj asaj kafshe që në jetën e dynjasë e ka goditur me brirë. Pasi të vendoset drejtësia, kafshëve do t’u thuhet: “Bëhuni dhé!”, dhe ashtu do të bëhen.