A spring from which those near [to Allah] drink. (Al-Mutaffifin [83] : 28)
Sherif Ahmeti:
Krua nga i cili do të pijnë më të afërmit e Zotit (Al-Mutaffifin [83] : 28)
1 Feti Mehdiu
Burimesh, prej ku pijnë të afërmit
2 Hassan Efendi Nahi
nga burimi i të cilit do të pinë më të afërmit (e Allahut).
3 Tafsir as-Saadi
Kjo pije ka brenda edhe prej Tesnim-it, burim nga i cili pinë më të afërmit e Zotit. - Kjo pije është e përgatitur me ujë nga burimi i quajtur Tesnim, në të cilin pinë më të afruarit dhe më të zgjedhurit e Zotit. Uji i këtij burimi është absolutisht pija më e mirë e Xhenetit. Nëse pija e banorëve të Xhenetit është aq e mirë, sepse përzihet me këtë ujë, atëherë si mund të jetë vetë ky burim?! Pa dyshim që është i mrekullueshëm dhe i pakrahasueshëm, prandaj edhe u posaçërua për më të mirët dhe më të zgjedhurit. Ata do të jenë në gradat më të larta dhe në mirësitë më të mëdha të Xhenetit.
القرآن الكريم - المطففين٨٣ :٢٨ Al-Mutaffifin 83:28