And has listened [i.e., responded] to its Lord and was obligated [to do so] – (Al-Inshiqaq [84] : 5)
Sherif Ahmeti:
Dhe t’i bindet Zotit të saj, ashtu si takoi (Al-Inshiqaq [84] : 5)
1 Feti Mehdiu
Dhe t’i përulet Zotit të vet, ashtu si e ka detyrë
2 Hassan Efendi Nahi
duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë,
3 Tafsir as-Saadi
...E të nxjerrë çfarë ka brenda e të çlirohet, duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e saj, ashtu siç e ka për detyrë, - Toka do të nxjerrë jashtë çdo gjë që fshihet dhe prehet brenda saj: të vdekurit, thesaret e gjithçka, dhe kështu do të çlirohet prej tyre. Kur t’i fryhet Surit, të gjithë të vdekurit do të ringjallen, për të dalë mbi sipërfaqen e Tokës. Edhe thesaret do të dalin jashtë, për t’u shndërruar në një shtyllë të madhe, të cilën do ta shohin të gjitha krijesat dhe do të dëshpërohen për atë që garonin në dynja dhe e cila tashmë nuk ka asnjë vlerë. Kështu, edhe Toka, ashtu si qielli, i nënshtrohet Zotit të saj, ashtu sikurse e ka për detyrë.