And raised high for you your repute. (Ash-Sharh [94] : 4)
Sherif Ahmeti:
Dhe Ne, ta ngritëm lartë famën tënde (Ash-Sharh [94] : 4)
1 Feti Mehdiu
Dhe kujtimin për ty lart e ngritëm
2 Hassan Efendi Nahi
dhe ta ngritëm lart emrin?![1]
[1] Është e sigurt se asnjë njeri në botë nuk ka bërë më shumë emër sesa Profeti Muhamed (a.s.). Më se një miliardë myslimanë përmendin emrin e tij përditë, duke u lutur për të në namazet e tyre. Nga mijëra e mijëra minare, myezinët thërrasin emrin e tij pesë herë në ditë. Arritjet e misionit të tij shpirtëror, moral, juridik e politik janë tërësisht të gjalla dhe aktive edhe katërmbëdhjetë shekuj pas ndarjes së tij nga kjo botë dhe do të zgjasin, në dashtë Allahu, deri në Ditën e fundit të jetës tokësore dhe, në vazhdim, në jetën e amshuar.
3 Tafsir as-Saadi
A nuk e ngritëm lart emrin tënde? - Kuptimi: Ne e lartësuam gradën dhe famën tënde. Ti do të lëvdohesh dhe përkujtohesh gjithmonë me mirësi ndër njerëz në botë. Asnjë krijesë tjetër nuk do të gëzojë famën dhe lavdinë tënde. Sa herë që do të kujtohet Allahu i Madhëruar, së bashku me të do të kujtohet edhe Profeti dhe adhuruesi i Tij i sinqertë, Muhamedi (a.s.). Kur pranon Islamin, njeriu shpreh shehadetin, kur thirret ezani dhe ikameti, përmendet shehadeti, nëpër hytbe përmendet shehadeti, e shumë e shumë raste të tjera. Domethënë, sa herë dëshmohet që Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë, dëshmohet gjithashtu se Muhamedi është Profeti dhe adhuruesi i sinqertë i Allahut. Dashuria e umetit për Profetin është një dashuri që askush nuk e ka për udhëheqësin e vet. Allahu e shpërbleftë, e nderoftë dhe e shtoftë lavdinë e Muhamedit (a.s.)!