Does he not know that Allah sees? (Al-'Alaq [96] : 14)
Sherif Ahmeti:
A nuk e di ai se All-llahu e sheh (Al-'Alaq [96] : 14)
1 Feti Mehdiu
A nuk e di se All-llahu sheh
2 Hassan Efendi Nahi
a nuk e di ai se Allahu i sheh të gjitha?!
3 Tafsir as-Saadi
A nuk e di ai se ç'ndodh, nëse mohon dhe kthen shpinën? A nuk e di ai se Allahu sheh (gjithçka)? - A e di ai i mjerë, që kundërshton dhe lufton të vërtetën, se kjo që bën ai do të sjellë ndëshkimin e tij me vuajtje të padurueshme? A nuk frikësohet dhe të kthejë rrugë, sa nuk është vonë?! A nuk e di ai i mjerë, se Allahut nuk i shpëton asgjë dhe se Ai sheh çdo vepër dhe fjalë të robit. Llogaria me drejtësi është e pashmangshme dhe do të vijë shpejt. Më tej, i Lartësuari e kërcënon këtë të mjerë se, nëse nuk ndalet nga këto vepra dhe nga lufta kundër të vërtetës dhe bartësve të saj, atëherë ajo që e pret është shumë e dhembshme: