Qul yaaa aiyuhan naasu qad jaaa'akumul haqqu mir Rabbikum famanih tadaa fa innamaa yahtadee linafsihee wa man dalla fa innamaa yadillu 'alaihaa wa maaa ana 'alaikum biwakeel (al-Yūnus 10:108)
Say, "O mankind, the truth has come to you from your Lord, so whoever is guided is only guided for [the benefit of] his soul, and whoever goes astray only goes astray [in violation] against it. And I am not over you a manager." (Yunus [10] : 108)
Sherif Ahmeti:
Thuaj: “O ju jerëz, juve ju erfdhi e vërteta nga Zoti juaj, e kush merr rrugën e drejtë, ai ka vetëm për veten e vet, ndërsa kush e merr të shtrembëren, ai e ka humbur veten. Unë nuk jam rojë e juaj!” (Yunus [10] : 108)
1 Feti Mehdiu
Thuaj, “o njerëz, e vërteta ju vjen nga Zoti juaj, dhe ai që përudhët rrugës së drejtë e ka për vete, edhe ai që merr rrugën e shtrembër e bën për vete, unë nuk jam tutor i juaj”
2 Hassan Efendi Nahi
Thuaj: “O njerëz, ju erdhi e Vërteta nga Zoti juaj. Kush udhëzohet në rrugën e drejtë, ai është udhëzuar për dobinë e vet dhe kush e humb rrugën e drejtë, ka humbur në dëmin e vet, ndërsa unë nuk jam mbikëqyrësi juaj”.
3 Tafsir as-Saadi
Pas qartësimit të argumenteve, drejtohu njerëzve dhe thuaju:
Thuaj: “O njerëz! Tashmë ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj.” - Juve ju erdhën prej Zotit tuaj lajme të vërteta, të mbështetura në fakte të pamohueshme, që nuk të lënë asnjë dyshim. Ato ju kanë ardhur nga Zoti juaj, që përkujdeset për ju. Pjesë shumë e rëndësishme e përkujdesit të Tij ndaj jush është dhe shpallja e këtij Kur'ani, që është qartësues për çdo gjë. Në të janë ligjet e Zotit dhe porositë për çdo punë të mirë. Nëpërmjet Kur'anit, Ai ju edukon e përkujdeset për ju. Mirësia dhe mëshira e Zotit do t'ju dhurohet përmes këtij libri madhështor, nëse do të jetoni sipas Tij. Ai dallon udhën e drejtë nga rruga e humbjes dhe askujt nuk i lë paqartësi e dyshime.
“Kush merr rrugën e drejtë, e ka vetëm për veten e vet; ...” - Çdokush që e mëson të vërtetën dhe përpiqet ta kuptojë atë dhe t'i japë përparësi mbi çdo gjë tjetër, le ta dijë se i ka bërë mirësi vetes së vet. Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për asgjë dhe asnjë. Veprat e mira që njerëzit kryejnë i kanë veçse për veten e vet.
“... ndërsa kush ndjek devijimin, e ka humbur vetveten.” - Çdokush që i kthen shpinën diturisë së vërtetë ose të jetuarit sipas saj, le ta dijë se ka dëmtuar dhe humbur vetveten. Ai nuk mund ta dëmtojë aspak Allahun e Madhëruar.
“Unë nuk jam roja juaj.” - Nuk është detyra ime që të ruaj veprat tuaja dhe t'ju marr në llogari për to. Unë jam thjesht paralajmërues, që sjell këshilla dhe porosi të qarta nga Zoti im. Allahu është mbikëqyrësi juaj. Ndaj shikoni dhe kujdesuni për veten, përsa jeni brenda afatit dhe keni ende mundësi pendimi e kthimi.