And whether We show you some of what We promise them, [O Muhammad], or We take you in death, to Us is their return; then, [either way], Allah is a witness concerning what they are doing. (Yunus [10] : 46)
Sherif Ahmeti:
Nëse ta bëjmë të mundshme të shohish diçka nga (dënimi) që u premtuan atyre (mirë), ose ta marrim shpirtinty (kurse ti nuk sheh gjë), e ardhmja e tyre është vetëm te Ne. All-llahu është dëshmues i asaj që punojnë (Yunus [10] : 46)
1 Feti Mehdiu
Qoftë të tregojmë diçka nga ajo që u premtojmë qoftë të ta marrim shpirtin, ata kthimin e kanë te ne dhe atëherë All-llahu është dëshmitar se ç’bëjnë ata
2 Hassan Efendi Nahi
Edhe në qoftë se Ne të tregojmë ty diçka nga ai (dënim) që u kemi premtuar atyre, edhe në qoftë se ta marrim shpirtin (para se t’i dënojmë), sërish ata te Ne do të kthehen dhe Allahu është dëshmitar për çfarë bëjnë ata.
3 Tafsir as-Saadi
Edhe nëse Ne ta mundësojmë ty të shohësh (sa je gjallë) diçka nga ajo që u kemi premtuar atyre, por edhe nëse të marrim ty (në mëshiren Tonë), sërisht vetëm te Ne është kthimi i tyre. Allahu është dëshmitar i veprave të tyre. - Mos u trishto për këta mohues dhe as mos kërko përjashtimin e ndëshkimit për ta. Ndëshkimi do t’i godasë në mënyrë të pashmangshme: ose në jetën e kësaj bote, që ta shohësh me sytë e tu dhe të qetësohet zemra jote, ose në ahiret, pas largimit tënd nga kjo botë. Allahu i Lartësuar ka për t'i njoftuar ata për çdo gjë që kanë bërë. Ai i ka mbajtur ato shënim me hollësi e me drejtësi, ndërsa ata i kanë harruar. Allahu është mbikëqyrësi dhe dëshmuesi i gjithçkaje. Këto ajete janë sigurisht një kërcënim i ashpër për ta, por nga ana tjetër dhe një ngushëllim e qetësim i zemrës së Profetit a.s, të cilin e mohonte populli i tij plot urrejtje, inat dhe armiqësi.