Say, "I possess not for myself any harm or benefit except what Allah should will. For every nation is a [specified] term. When their time has come, then they will not remain behind an hour, nor will they precede [it]." (Yunus [10] : 49)
Sherif Ahmeti:
Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjellë vetes sime as dëm as dobi, pos atë që dëshiron All-llahu”. çdo popull ka afatin (e caktuar), e kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta vonojnë as për një moment e as ta ngutin (Yunus [10] : 49)
1 Feti Mehdiu
thuaj: “Unë nuk kam mundësi të bëj as për vete dëm as dobi, përveç asaj që do All-llahu! Secili popull ka një përfundim, dhe kur i vjen fundi – as për një moment nuk mund të vonohet e as të shpejtohet”
2 Hassan Efendi Nahi
Thuaj: “Unë nuk kam fuqi t’i bëj vetes as dëm, as dobi, përveç asaj që dëshiron Allahu. Çdo popull ka afatin e vet. Prandaj, kur t’u vijë ai, ata nuk mund ta shtyjnë për asnjë çast e as ta shpejtojnë”.
3 Tafsir as-Saadi
Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjell vetes sime as dëm, as dobi, veç asaj që dëshiron Allahu”. Çdo popull ka afatin e vet. Kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë asnjë çast të vetëm dhe as ta përshpejtojnë. - Llogaria dhe ndëshkimi i drejtë është në dorën e Allahut të vetëm e të pashoq në pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Ai e lëshon ndëshkimin e Tij mbi ta kur të vijë koha e përcaktuar prej Tij. E gjitha kjo ndodh sipas urtësisë së Tij hyjnore. Kur të vijë ai çast, ata nuk kanë mundësi ta vonojnë e as ta përshpejtojnë. Le të kenë frikë kundërshtuesit, që me injorancën e tyre kërkojnë përshpejtimin e ndëshkimit. Ata po kërkojnë përshpejtimin e një ndëshkimi që, po filloi të zbresë, askush nuk mund ta pengojë dhe largojë nga populli zullumqar e kriminel.