And what will be the supposition of those who invent falsehood about Allah on the Day of Resurrection? Indeed, Allah is the possessor of bounty for the people, but most of them are not grateful. (Yunus [10] : 60)
Sherif Ahmeti:
Po çfarë është mendimi i atyre që shpifin All-llahut, për ditën e kijametit? All-llahu është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë (Yunus [10] : 60)
1 Feti Mehdiu
Dhe ç’mendojnë ata, të cilët kundër All-llahut shpifin gënjeshtra, në ditën e kijametit? All-llahu ndaj njerëzve është me të vërtetë shumë i mirë, por shumcia sish nuk janë mirënjohës
2 Hassan Efendi Nahi
Çfarë do të mendojnë në Ditën e Kiametit, ata që shpifin gënjeshtra për Allahun? Me të vërtetë, Allahu është Bamirës i madh me njerëzit, por, pjesa e tyre dërrmuese nuk e falënderojnë.
3 Tafsir as-Saadi
Çfarë do të mendojnë Ditën e Kijametit ata që shpifin rreth Allahut? - Çfarë mendojnë ata të mjerë se do të bëjë Zoti me ta Ditën e Gjykimit? A e dinë ata të mjerë se zemërimi i të Plotpushtetshmit dhe ndëshkimi i Tij është i ashpër dhe i drejtë? Thotë i Madhëruari: "Ata që trilluan gënjeshtra ndaj Allahut, do t’i shohësh në ditën e kijametit me fytyra të nxira. A nuk është në xhehenem vendi i kryeneçëve (mohues të besimit)?" [Zumer 60].
Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë. - Mirësia dhe bujaria e Allahut ndaj njerëzve është e madhe dhe e paanë, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës. Ata jo vetëm që nuk falënderojnë Krijuesin, por i përdorin ato mirësi për të bërë vepra të liga e për të shprehur mosbindje ndaj Tij. Një tjetër formë mosmirënjohjeje është edhe kur ato mirësi që Zoti i ka bërë të lejuara, ata ua bëjnë haram njerëzve, duke shpifur për Zotin. Janë të pakët ata që i njohin dhe i pranojnë mirësitë e Allahut, e lavdërojnë Dhuruesin dhe ato mirësi i përdorin për t'iu bindur sa më mirë Atij. Me këtë ajet mund të argumentohet se, në origjinë, të gjitha ushqimet janë të lejuara, përveç atyre që Sheriati i Zotit i ka përcaktuar si të ndaluara. Allahu i kërcënoi e i qortoi rëndë ata që e bëjnë të ndaluar atë që Ai e ka bërë hallall dhe e ka zbritur për ta. Qoftë të lejuarat, qoftë të ndaluarat janë qartësuar nga vetë Zoti.