He thinks that his wealth will make him immortal. (Al-Humazah [104] : 3)
Sherif Ahmeti:
E mendon se pasuria e tij do të bëjë të përjetshëm (Al-Humazah [104] : 3)
1 Feti Mehdiu
Dhe mendon se pasuria e tij do ta bëjë të pavdekshëm
2 Hassan Efendi Nahi
duke menduar se ajo pasuri do ta bëjë të pavdekshëm!
3 Tafsir as-Saadi
...i cili ka mbledhur pasuri dhe e ruan (me kopraci) atë. Ai mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm. - Prej cilësive të këtyre njerëzve është edhe lakmia e madhe për grumbullimin e pasurisë. I vetmi qëllim dhe shqetësim i tyre është mbledhja e pasurisë, ruajtja e saj që të mos pakësohet dhe mburrja me të. Ata nuk mendojnë asnjëherë që ta shpenzojnë atë për bamirësi, për mbajtjen e lidhjeve farefisnore etj. Nga injoranca e tyre, ata mendojnë se pasuria do t’i bëjë të përjetshëm në shijimin e mirësive të kësaj dynjaje. Për këtë arsye, të gjithë mundin dhe aftësitë e tyre i shpenzojnë për të grumbulluar dhe ruajtur pasurinë. Ata shpresojnë se pasuria do të zgjasë edhe jetën e tyre, por nuk e dinë të mjerët se koprracia e shkurton jetën dhe i pakëson begatitë e saj, si edhe i shkatërron popujt.