Did He not make their plan into misguidance? (Al-Fil [105] : 2)
Sherif Ahmeti:
A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar (Al-Fil [105] : 2)
1 Feti Mehdiu
A nuk e shndërroi dredhinë e tyre në dështim
2 Hassan Efendi Nahi
A nuk ua prishi atyre kurthin,
3 Tafsir as-Saadi
A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me ushtrinë e Elefantit? A nuk e shkatërroi përpjekjen e tyre (për shkatërrimin e Qabes)? - A nuk sheh në këtë ngjarje të jashtëzakonshme pushtetin madhështor të Allahut, mëshirën e Tij gjerë për adhuruesit e Tij, argumentet e njëshmërisë së Tij në meritën e adhurimit dhe fakte që tregojnë vërtetësinë e të zgjedhurit të Tij, Muhamedit (a.s.)? Kujto se çfarë bëri Zoti yt me ushtrinë e Elefantit, të cilët kishin synim të shkatërronim Shtëpinë e Tij! Ata përgatitën një ushtri të madhe, duke marrë edhe elefantë të mëdhenj, për ta shkatërruar atë. Ajo ishte një ushtri e jashtëzakonshme, me luftëtarë të mbledhur nga Abisinia dhe Jemeni, para së cilës arabët ishin të pafuqishëm. Banorët e Mekës dolën nga qyteti dhe u larguan për t’i shpëtuar kësaj ushtrie. Ndërsa Allahu i Madhëruar dërgoi kundër tyre një prej ushtrive të Tij të shumta, që vetëm Ai i di.