Indeed, your enemy is the one cut off. (Al-Kawthar [108] : 3)
Sherif Ahmeti:
E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur (Al-Kawthar [108] : 3)
1 Feti Mehdiu
Ai që të urren ty, me siguri, ai është fatprerë
2 Hassan Efendi Nahi
Sigurisht, ai që të urren ty, ai vetë është fatprerë.[1]
[1] “fatprerë”: në tekstin origjinal thuhet “ebter”, që do të thotë “pa bisht”. Kjo shprehje ishte epitet ironik që arabët ia vinin dikujt që nuk kishte djem. Sipas disa transmetimeve, biri i Profetit Muhamed (a.s.), Kasimi, vdiq në një moshë fare të njomë dhe, për këtë, një nga armiqtë e Profetit (a.s.) e quajti atë fatprerë, duke aluduar se edhe feja që ai predikonte, do të ishte e tillë.
3 Tafsir as-Saadi
S’ka dyshim se ai që të urren ty është farëshuar. – Kuptimi: Ai që të urren ty, që të fyen dhe të përmend për keq, pikërisht ai është “el ebter” – farëshuar, sepse veprat do t’i asgjësohen dhe nami do t’i zhduket. Ndërsa Muhamedi (a.s.) është tërësisht i kompletuar me cilësitë më të mira si një krijesë e Zotit. Ai do të përkujtohet shumë ndër njerëz dhe pasuesit e rrugës së tij do të jenë të jashtëzakonshëm.