Wa laqad arsalnaa Rusulam min qablika wa ja'alnaa lahum azwaajanw wa zurriyyah; wa maa kaana lirasoolin ai yaatiya bi aayatin illaa bi iznil laah; likulli ajalin kitaab (ar-Raʿd 13:38)
And We have already sent messengers before you and assigned to them wives and descendants. And it was not for a messenger to come with a sign except by permission of Allah. For every term is a decree. (Ar-Ra'd [13] : 38)
Sherif Ahmeti:
Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar (Ar-Ra'd [13] : 38)
1 Feti Mehdiu
Edhe përpara teje kemi dërguar profetë dhe u kemi dhënë gra edhe familje. Dhe asnjë profet nuk ka sjellë ndonjë mrekulli pa lejen e All-llahut. Çdo brez ka një libër
2 Hassan Efendi Nahi
Vërtet, edhe para teje Ne kemi sjellë të dërguar, të cilëve u kemi dhënë gra dhe pasardhës. Asnjë i dërguar nuk ka sjellë me vete asnjë mrekulli, përveçse me lejen e Allahut. Çdo periudhë e kohës ka librin e vet (ku është shënuar caku i saj).
3 Tafsir as-Saadi
Ne edhe para teje dërguam profetë, të cilëve u mundësuam të kenë gra e fëmijë. - Ti nuk je i pari i dërguar ndër njerëz, që ata të habiten se Zoti të dërgoi ty si profet. Armiqtë e tu nuk kanë pse ta shohin si mangësi faktin që ti ke gra dhe fëmijë. Kjo habi e tyre është e pakuptimtë dhe pa vend, sepse ata e dinë shumë mirë se edhe profetët para teje kanë qenë të tillë. Atëherë kuptohet se ata kanë qëllime të këqija, duke dashur të justifikojnë ndjekjen e dëshirave të tyre dhe mosnënshtrimin ndaj ligjit të Zotit. Pikërisht për këtë arsye, ata kërkojnë prej teje shenja dhe mrekulli, duke pretenduar se nëse ua shfaq, atëherë do të besojnë. Por ti nuk ke asgjë në dorë, sepse gjithçka është në dorë të Allahut të Lartësuar.
Asnjë i dërguar nuk solli argument, përveçse me lejen e Allahut. - Allahu i Lartësuar është Ai që lejon mrekullitë, në kohën kur Ai dëshiron dhe e ka përcaktuar që të ndodhin:
Çdo kohë ka Librin e vet (ku përcaktohet caku i saj). - Një çështje që Zoti ka përcaktuar as nuk përshpejtohet dhe as nuk vonohet. Kështu, kërkesa e mohuesve për të përshpejtuar ndëshkimin ose për sjelljen e mrekullive nuk ndikon tek Allahu, që Ai të ndryshojë diçka të cilën e ka shkruar, edhe pse Allahu i Lartësuar vepron çfarë të dojë. Askush nuk mund të ndryshojë atë që Zoti dëshiron.