Wa qad makaral lazeena min qablihim falillaahil makru jamee'aa; ya'lamu maa taksibu kullu nafs; wa sa ya'lamul kuffaaru liman 'uqbad daar (ar-Raʿd 13:42)
And those before them had plotted, but to Allah belongs the plan entirely. He knows what every soul earns, and the disbelievers will know for whom is the final home. (Ar-Ra'd [13] : 42)
Sherif Ahmeti:
Edhe ata (jobesimtarët) para tyre (idhujtarëve) bënë intrigë, po e gjithë intriga është e nënshtruar dëshirës së All-llahut, Ai e di se çka vepron secili njeri, e mohuesit do të kuptojnë se kujt do t’i takojë ardhmëri e lumtur (Ar-Ra'd [13] : 42)
1 Feti Mehdiu
Kanë thurrur kurtha edhe ata para tyre, porse të tëra kurthat janë në dorët të All-llahut; Ai e di se çka meriton secili. Edhe mosbesimtarët do ta dinë se vendbanimi i kujt është më i mirë
2 Hassan Efendi Nahi
Dredhi kanë bërë edhe ata që kanë qenë para tyre, por Allahu është zotërues i të gjitha dredhive. Ai e di çfarë fiton çdo njeri dhe mohuesit do ta dinë se për kë do të jetë përfundimi më i mirë.
3 Tafsir as-Saadi
Edhe ata që kanë qenë para tyre thurën intriga, por çdo intrigë është në dorën e Allahut. - Shumë intriga dhe plane thurën popujt e shkuar kundër profetëve dhe kundër të vërtetës, që ata sollën nga Zoti, por nuk arritën asgjë. Ata luftuan kundër rrugës së Allahut, duke dashur të pengonin përhapjen e dritës së Tij. Por, a nuk e dinin ata se: "…çdo intrigë është në dorën e Allahut"? Askush nuk ka mundësi që të bëjë plane dhe t’i realizojë ato pa lejen e Allahut të Lartësuar apo jashtë përcaktimit dhe krijimit të Tij. Zoti ka krijuar gjithçka dhe ka përcaktuar gjithçka. Ata thurin intriga kundër fesë së Tij, por le ta dinë se përfundimi i tyre është dëshpërimi dhe dështimi. Ata do të zhgënjehen dhe do të mbeten të trishtuar. Allahu i Lartësuar thotë:
Ai e di se çfarë vepron çdo njeri dhe mohuesit do ta kuptojnë mirë se për kë do të jetë Fundi i lumtur. - Allahu i Lartësuar i di shumë mirë prirjet, dëshirat dhe punët e njerëzve, si të dukshmet dhe të padukshmet. Edhe thurja e intrigave është një vepër që nuk i fshihet Allahut të Lartësuar, prandaj është e pamundur që ata të planifikojnë kurthe për të dëmtuar të vërtetën dhe pasuesit e saj dhe t’ia arrijnë të përfitojnë diçka. Allahu i Lartësuar thotë: "…mohuesit do ta kuptojnë mirë se për kë do të jetë fundi i lumtur." Do ta kuptojnë mirë se kujt do t’u takojë e ardhmja: atyre apo profetëve dhe pasuesve të profetëve. Nuk ka dyshim se përfundim i lumtur dhe gjithë mirësia u takon të devotshmëve, dhe jo mohuesve.