And do not say about what your tongues assert of untruth, "This is lawful and this is unlawful," to invent falsehood about Allah. Indeed, those who invent falsehood about Allah will not succeed. (An-Nahl [16] : 116)
Sherif Ahmeti:
Mos i thoni asaj rrenës së gjuhve tuaja: “Kjo është hallall e kjo është haram” e të shpifni ndaj All-llahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj All-llahut, nuk kanë shpëtim (An-Nahl [16] : 116)
1 Feti Mehdiu
Dhe me gjuhët tuaja mos flisni të pavërteta: “Kjo është e lejuar, kjo është e ndaluar” me qëllim që të përhapni të pavërteta për All-llahun. Ata të cilët shpifin gënjeshtra ndaj All-llahut nuk do të shpëtojnë
2 Hassan Efendi Nahi
Prandaj, mos thoni me gjuhët tuaja të rreme: “Kjo është e lejueshme e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Allahun. Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë.
3 Tafsir as-Saadi
Mos thoni me gjuhët tuaja mashtruese “Kjo është hallall e kjo është haram.” e të shpifni gënjeshtra kundër Allahut! - Kurrë mos bëni haram apo të bëni të lejuar nga mendja juaj, duke shpifur kështu për Allahun. Kini frikë Zotin, sepse Ai thotë:
Vërtet, ata që shpifin gënjeshtra kundër Allahut, nuk kanë shpëtim. - Ata nuk do të kenë shpëtim as në këtë botë e as në tjetrën. Allahu i Madhëruar do të shfaqë dukshëm poshtërimin e tyre, edhe nëse ata përkohësisht do të përfitojnë ndonjë kënaqësi në jetën e kësaj bote. Arritjet e tyre Allahu i Lartësuar i quan “përjetime të shkurtra”: