And they swear by Allah their strongest oaths [that] Allah will not resurrect one who dies. But yes – [it is] a true promise [binding] upon Him, but most of the people do not know. (An-Nahl [16] : 38)
Sherif Ahmeti:
Ata u betuan në All-llahun, me betimin e tyre të fortë se “All-llahu nuk e ringjall atë që vdes!” Po, (i ringjall) ai ësjtë premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë (An-Nahl [16] : 38)
1 Feti Mehdiu
Ata betohen në All-llahun me bindje të fortë se “All-llahu nuk do ta ngjallë atë që vdes”! Po si jo, premtimi i Tij është i vërtetë – vetëm se shumica e njerëzve nuk e dinë
2 Hassan Efendi Nahi
Idhujtarët betohen solemnisht për Allahun, se Ai kurrë nuk do t’i ngjallë të vdekurit. Nuk është kështu! Premtimi i Tij është i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
3 Tafsir as-Saadi
Allahu i Madhëruar na tregon rreth mohuesve të profetëve të Tij dhe përbetimeve të tyre të kota. Ai thotë:
Ata u betuan në Allahun, me betimin e tyre më të fortë se Allahu nuk ka për ta ringjallur atë që vdes. - Ata betoheshin fort se ishin të sigurt në rrugën e mohimit të Zotit. Ata betoheshin se Allahu kurrë nuk ka për t’i ringjallur të vdekurit. Ata betoheshin se Allahu nuk e ka fuqinë për t’i ringjallur e për t'i sjellë përsëri në jetë, pasi të jenë bërë dhe. Por duke hedhur poshtë mohimin e tyre, Allahu i Madhëruar thotë:
Përkundrazi, (Ringjallja) është premtimi i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. - Allahu do t’i ringjallë dhe do t’i grumbullojë ata një ditë, që nuk ka dyshim që do të vijë. Madje, Allahu thotë që ky është premtimi i Tij i prerë, dhe Ai kurrë nuk ka për ta shkelur këtë premtim të bërë. Megjithatë, “shumica e njerëzve nuk e dinë.” Nga injoranca e tyre e madhe, ata e mohojnë ringjalljen, llogarinë e shpërblimin me drejtësi para Zotit. Pastaj i Madhëruari përmend urtësinë që fshihet në faktin që Ai do t’i ringjallë dhe do t'i marrë në llogari krijesat, për t'u dhënë me drejtësi atë që meritojnë. Ai thotë: