Then eat from all the fruits and follow the ways of your Lord laid down [for you]." There emerges from their bellies a drink, varying in colors, in which there is healing for people. Indeed in that is a sign for a people who give thought. (An-Nahl [16] : 69)
Sherif Ahmeti:
Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd). Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar - ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë (An-Nahl [16] : 69)
1 Feti Mehdiu
Pastaj ha fryte të llojllojshme, mandej me urtësi ec rrugëve të Zotit tënd”! Nga brendia e tyre dalin pije me ngjyra të ndryshme që është shërim për njerëzit. Ajo është, njëmend, argument për ata që mendojnë
2 Hassan Efendi Nahi
Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd me përulësi!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin.
3 Tafsir as-Saadi
Zoti yt e udhëzoi bletën që të ndërtojë koshere nëpër male, nëpër drurë dhe nëpër ndërtesat që ata (njerëzit) ngrenë. Ushqehu me të gjitha llojet e frutave dhe udhëto nëpër rrugët që Zoti yt i lehtësoi për ty! Nga barqet e tyre (të bletëve) del një lëng me ngjyra të ndryshme, në të cilin ka shërim për njerëzit. Edhe në këtë fakt ka Shenja (të qarta) për njerëzit që mendojnë. - Allahu i krijoi bletët, këto krijesa të vogla të mrekullueshme dhe të habitshme, dhe i inspiroi ato. Ai u jep një orientim mahnitës, që ato të gjejnë kullotën e tyre dhe pastaj të kthehen sërish në koshere, sado larg të kenë shkuar. Ai i ka mësuar të ndërtojnë kosheret, aq të rregullta dhe të përshtatshme. Ai i krijoi të përshtatshme të thithin nektarin e luleve dhe nga barku i tyre i vogël të nxjerrin mjaltin e kulluar, të shijshëm e me ngjyra e aroma të ndryshme. Ngjyrat, aromat dhe shijet janë të larmishme, në varësi të tokës dhe bimësisë ku ato thithin nektarin. Në mjaltin që del nga barku i tyre ka shërim për njerëzit nga sëmundje të shumta. Kjo krijesë e vogël tregon përkujdesin madhështor të Allahut për krijesat e Tij. Ai tregon për butësinë e mëshirën e Tij për ta. Kjo tregon se vetëm Allahut i takon dashuria e plotë e krijesave dhe vetëm Atij duhet t’i drejtohen me lutje e përkushtim e askujt tjetër.