Manihtadaa fa innamaa yahtadee linafsihee wa man dalla fa innamaa yadillu 'alaihaa; wa laa taziru waaziratunw wizra ukhraa; wa maa kunnaa mu'azzibeena hatta nab'asa Rasoola (al-ʾIsrāʾ 17:15)
Whoever is guided is only guided for [the benefit of] his soul. And whoever errs only errs against it. And no bearer of burdens will bear the burden of another. And never would We punish until We sent a messenger. (Al-Isra [17] : 15)
Sherif Ahmeti:
Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askushnuk do ta batë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t’ia dërgojmë të dërguarin (Al-Isra [17] : 15)
1 Feti Mehdiu
Kush shkon rrugës së drejtë ai shkon drejt për vete, kurse kush e humb, e humb në dëm të vetin, dhe asnjë mëkatar nuk do të bartë mëkatet e tjetrit. Ndërsa ne nuk kemi dënuar asnjë popull pa u dërguar pejgamber
2 Hassan Efendi Nahi
Kush zgjedh rrugën e drejtë, e ka për veten e vet e kush i largohet asaj, i largohet në dëm të vetvetes dhe askush nuk e merr të keqen e tjetërkujt. Ne nuk dënojmë asnjë popull, para se të çojmë të dërguar!
3 Tafsir as-Saadi
Kush ndjek udhëzimin në rrugën e drejtë ka udhëzuar vetveten dhe kush devijon ka devijuar veçse veten e vet. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. Ne nuk kemi dënuar askënd para dërgimit të Profetëve. - Qoftë udhëzimi, qoftë humbja është çështje personale e secilit, se askush nuk ka për t’u ngarkuar me përgjegjësinë e tjetrit. Askush nuk mund të largojë prej tjetrit ndonjë të keqe e ta shpëtojë prej saj. Allahu i Madhëruar është më i drejti i të drejtëve. Ai nuk ndëshkon asnjë, derisa t’ia ketë qartësuar argumentet përmes profetëve e shpalljeve. Pas kësaj, kushdo që tregohet kryeneç e mendjemadh meriton ndëshkimin e të Drejtit. Ndërsa ai që nuk u bindet argumenteve për shkak se nuk i janë qartësuar argumentet e Zotit, nuk ka për t’u ndëshkuar. Me këtë ajet argumentohen ata që thonë se njerëzit që kanë jetuar në periudha që nuk kanë pasur profetë e udhëzues, si dhe fëmijët e idhujtarëve që kanë vdekur para arritjes së moshës së pjekurisë, Allahu nuk i ndëshkon, por do t’i sprovojë ata Ditën e Gjykimit, duke u dërguar profetë në atë kohë. Allahu nuk i bën padrejtësi askujt.