And do not approach the property of an orphan, except in the way that is best, until he reaches maturity. And fulfill [every] commitment. Indeed, the commitment is ever [that about which one will be] questioned. (Al-Isra [17] : 34)
Sherif Ahmeti:
Mos përdoroni pasurinë e jetimit ndryshe vetëm në mënyrë të mirë (për t’ia shtuar), derisa ai të arijë pjekurinë e vet. Premtimin zbatonie, pse për premtim ka përgjegjësi (Al-Isra [17] : 34)
1 Feti Mehdiu
EDHe pasurisë së bonjakut mos iu qasni fare! Përveçse me qëllim të mirë, derisa të bëhet madhor. Dhe përmbushni obligimet, sepse obligimet kanë me siguri përgjegjësi
2 Hassan Efendi Nahi
Mos iu qasni pasurisë së jetimit, veçse me qëllim të mirë, derisa të arrijë moshën e pjekurisë. Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës.
3 Tafsir as-Saadi
Mos iu afroni pasurisë së jetimit, përveçse kur keni qëllim të mirë (për t’ia shtuar), ... - Kjo tregon për butësinë e mëshirën e madhe të Allahut të Madhëruar për jetimët. Jetim konsiderohet ai fëmijë që ka i ka vdekur babai dhe është në moshë të vogël, sa nuk mund të kujdeset për veten. Allahu i Madhëruar urdhëron kujdestarët ligjorë të tij që të kujdesen për të dhe për pasurinë e tij. Ai i porosit që t’i qasen pasurisë së jetimit veçse me qëllim të mirë, duke synuar ta shtojnë dhe me kujdesin më të madh që të mos e humbasin ose shpërdorojnë, derisa jetimi të bëhet i aftë për të kontrolluar pasurinë e tij:
... derisa ai ta arrijë pjekurinë e vet! - Derisa jetimi të arrijë moshën e pjekurisë dhe aftësisë së plotë ligjore për të vepruar me pasurinë e vet. Në këtë moment përfundon kujdestaria ligjore ndaj tij dhe ai bëhet përgjegjës për veten dhe pasurinë e tij. I Madhëruari thotë: "Vërini në provë jetimët, derisa të bëhen për t’u martuar e nëse vëreni tek ata pjekuri, atëherë jepuani pasurinë e tyre! Mos e hani pasurinë e tyre duke e shpërdoruar dhe duke u ngutur (të përfitoni) para se të rriten! Kush është i pasur, le të ruhet, e kush është i varfër, le të hajë me masë. Kur t’ua dorëzoni jetimëve pasurinë e vet, bëjeni këtë në prani të dëshmitarëve! Allahu është i mjaftueshëm si Llogaritës.” [Nisa 6].
Zbatojini premtimet tuaja, sepse për premtimin ka përgjegjësi! - Plotësoni të gjitha premtimet dhe përgjegjësitë që keni ndërmarrë para Zotit dhe ato që keni lidhur me njerëzit! Premtimet dhe marrëveshjet janë detyrime që duhen plotësuar dhe për të cilat njeriu do të pyetet para Zotit. Nëse i përmbushni ato, ju keni një shpërblim të madh nga Zoti. Por nëse nuk i përmbushni, atëherë jeni ngarkuar me gjynah të madh.