And We have placed over their hearts coverings, lest they understand it, and in their ears deafness. And when you mention your Lord alone in the Quran, they turn back in aversion. (Al-Isra [17] : 46)
Sherif Ahmeti:
Ndërkaq, në zemrat e tyre vëmë një mbulesë dhe shurdhim të thellë të veshëve të tyre që nuk mund ta kuptojnë atë. E kur e përmend ti në Kur’an Zotin tënd, vetëm Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen (Al-Isra [17] : 46)
1 Feti Mehdiu
Kurse në zemrat e tyre një mbulojë që i pengon për ta kuptuar dhe i bëjmë të shurdhët. Dhe ti kur e përmend Zotin tënd në Kur’an, Atë të vetmin, ata të frikësuar ia japin këmbëve
2 Hassan Efendi Nahi
Ne kemi vënë mbulesa në zemrat e tyre, që të mos e kuptojnë atë (Kuranin), dhe ua kemi shurdhuar veshët. Kur ti përmend në Kuran vetëm Zotin tënd, ata kthejnë shpinën, duke ikur.
3 Tafsir as-Saadi
Në zemrat e tyre kemi vënë mbulesë, që të mos e kuptojnë atë (Kur'anin) dhe në veshët e tyre ka shurdhim të thellë. - Në zemrat e tyre Zoti vendos mbulesë dhe mbështjellëse. Në këtë mënyrë, ata nuk mund të kuptojnë gjë nga ky libër. Ata e dëgjojnë, prandaj nuk do të kenë më asnjë justifikim para Zotit. Veshët e tyre janë shurdhuar për të vërtetën. Ata nuk mund ta dëgjojnë të vërtetën në mënyrë të tillë që t’u bëjë efekt e t'u sjellë ndonjë dobi.
E, kur ti (O Muhamed) e përmend në Kur’an Zotin tënd, si Një të Vetëm, ata kthejnë shpinën dhe largohen. - Kur në Kur'an përmendet teuhidi dhe ndalohet shirku, ata kthejnë shpinën dhe largohen me nxitim. Ata janë të verbuar për të parë të vërtetën, prandaj e urrejnë atë. Ata janë të dehur nga dashuria për kotësitë ku janë zhytur, sikurse thotë Zoti i Lartësuar: “Kur përmendet Allahu, Ai që është Një dhe i Vetëm, zemrat e atyre që nuk besojnë në Jetën Tjetër mbushen me neveri (e pakënaqësi). Por, kur përmenden të tjerë, përveç Tij, ja, ata mbushen me gëzim.” [Zumer 45].