Wadrib lahum masalar rajulaini ja'alnaa li ahadihimaa jannataini min a'naabinw wa hafafnaahumaa binakhilinw wa ja'alnaa bainahumaa zar'aa (al-Kahf 18:32)
And present to them an example of two men: We granted to one of them two gardens of grapevines, and We bordered them with palm trees and placed between them [fields of] crops. (Al-Kahf [18] : 32)
Sherif Ahmeti:
E ti sillu atyre (që kërkuan t’i largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre djave bimë tjera (Al-Kahf [18] : 32)
1 Feti Mehdiu
Dhe sillu si atë shembullin e dy njerëzve, njërit prej të cilëve i dhamë dy kopshte të mbjellur me hardhi dhe të veshura me lisa e ndërmjet tyre bëmë ara
2 Hassan Efendi Nahi
Dhe jepu atyre si shembull ndodhinë e dy njerëzve. Njërit prej tyre Ne i kishim dhënë dy kopshte vreshtash, që i kishim rrethuar me hurma e midis tyre kishim bërë fusha drithi.
3 Tafsir as-Saadi
Tregoju atyre si shembull historinë e dy njerëzve! - Allahu i Madhëruar e porositi Profetin e Tij që t’u tregonte njerëzve shembullin e dy njerëzve: njëri ishte mirënjohës i bindur e i nënshtruar ndaj Allahut dhe tjetri mohues i mirësive të Tij. Pastaj të tregonte përfundimin e sjelljes së tyre, bashkë me ndëshkimin në të dyja jetët. Qëllimi është që njerëzit të nxjerrin mësime nga ngjarja e këtyre dy njerëzve. Nuk ka rëndësi se cilët ishin ata burra konkretisht dhe në çfarë kohe e vendi jetuan ata. Ajo që ka rëndësi është përmbajtja e kësaj historie. Trajtimi i çështjeve të panevojshme është i tepruar dhe pa vend. Njëri nga dy burrat ishte mohues i mirësive të shumta të Zotit. Allahu i kishte dhuruar atij dy kopshte të bukura dhe të begata me rrush. Zoti thotë:
Njërit prej tyre Ne i dhamë dy kopshte rrushi (vreshta) dhe ato i rrethuam me hurma, e midis tyre kishte (fusha me) bimë të tjera. - Kopshtet ishin plot me pemë e fruta, por më të spikaturat ishin rrushi dhe hurma. Rrushi ishte në qendër, ndërsa hurmat ishin përreth kopshteve. Bukuria e tyre ishte e jashtëzakonshme. Hurmat ishin në pjesën e jashtme të kopshteve, që të rriheshin sa më shumë nga era dhe dielli. Kështu do të jepnin më shumë prodhime cilësore. Mes pemëve kishte edhe bimësi të tjera. Allahu thotë se kopshtet jepnin prodhim të shumëfishtë.