And why did you, when you entered your garden, not say, 'What Allah willed [has occurred]; there is no power except in Allah'? Although you see me less than you in wealth and children, (Al-Kahf [18] : 39)
Sherif Ahmeti:
E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: “Ma shaell llah, la kuvete il-la bil lah” - (Allhu çka do, bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët) (Al-Kahf [18] : 39)
1 Feti Mehdiu
E pse nuk the, kur hyre në kopshtin tënd, “MashAll-llah”! Nuk ka forcë përveç asaj të All-llahut? Nëse më shikon mua, unë kam më pak pasuri dhe fëmijë
2 Hassan Efendi Nahi
Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd: “Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut.” Nëse ti sheh se unë kam më pak pasuri dhe pasardhës,
3 Tafsir as-Saadi
Përse nuk the kur hyre në kopshtin tënd: “Mâ shâell-llâh, lâ ku-uete il-lâ bil-lâh.” – "Çfarë do Allahu bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Allahut.". Edhe pse me sheh se unë kam më pak pasuri dhe fëmijë sesa ty, unë pres që Zoti im të më japë diçka më të mirë se kopshti yt! - O mohues i Zotit, edhe pse më sheh që jam më i varfër në pasuri dhe fëmijë, dije se ajo që gjendet tek Zoti është më e mirë dhe e përjetshme. Mirësitë dhe bujaria e shpresuar nga Allahu është më e mirë se e gjithë bota dhe ç’ka në të. Por kjo mirësi arrihet veçse me iman dhe Islam. Me këtë gëzohen të mençurit dhe të urtët.