And his fruits were encompassed [by ruin], so he began to turn his hands about [in dismay] over what he had spent on it, while it had collapsed upon its trellises, and said, "Oh, I wish I had not associated with my Lord anyone." (Al-Kahf [18] : 42)
Sherif Ahmeti:
Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e ti, e ai filloi tërrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: “O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim akë shok!” (Al-Kahf [18] : 42)
1 Feti Mehdiu
Dhe u shkatërruan frutet e tij dhe ai filloi t’i thyej duart duke rënkuar se ç’kishte shpenzuar në të – dhe hardhia ishte shtruar për drunj të vet – dhe thoshte: “Ku është ai fat të mos i kisha bërë shok Zotit tim”
2 Hassan Efendi Nahi
Dhe pasuria e tij (e mohuesit) u shkatërrua, kurse ai i rrihte duart për gjithçka që kishte shpenzuar në të (pronën e vet) - e që tashmë ishte shkretuar nga rrënjët -, dhe thërriste: “Ah! Sikur të mos i kisha shoqëruar Zotit tim askënd!”
3 Tafsir as-Saadi
Dhe kopshtet e tij u shkatërruan vërtet. - Kopshtet i goditi një ndëshkim përfshirës, që i shkatërroi plotësisht, me pemë, fruta e të gjitha. Dëshpërimi i pronarit të tyre qe shumë i madh.
... Ai përplaste shuplakat për shpenzimet që kishte bërë në to. Ato u shkatërruan që në rrënjë, prandaj ai thoshte: “O i mjeri unë, sikur të mos i kisha bërë shok Zotit tim!” - Ai u dëshpërua shumë, sepse kishte shpenzuar shumë në të, e tani ishte shkatërruar tërësisht. Ai ndjeu keqardhje edhe për veprimin e tij të keq, sepse tha: “O i mjeri unë, sikur të mos i kisha bërë shok Zotit tim!”