So they set out, until when they met a boy, he [i.e., al-Khidhr] killed him. [Moses] said, "Have you killed a pure soul for other than [having killed] a soul? You have certainly done a deplorable thing." (Al-Kahf [18] : 74)
Sherif Ahmeti:
Vazhduan të shkojnë deri kur e takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai) Tha: “A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytë ai askë?! Vërtet ke bërë një pumë të shëmtuar!” (Al-Kahf [18] : 74)
1 Feti Mehdiu
dhe ata të dy vazhduan. Kur e takuan një djalosh, ky atë e mbyti, e (Musa), i tha: “A e mbyte këtë djalë të pafajshëm më kot? Përnjëmend ke bërë diçka shumë të keqe”
2 Hassan Efendi Nahi
Dhe që të dy vazhduan të ecin, derisa takuan një djalosh, të cilin ai (Hidri) e vrau. Tha (Musai): “Përse vrave një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarë askënd?! Vërtet që ke bërë një punë të tmerrshme”!
3 Tafsir as-Saadi
Ata vazhduan rrugën, derisa takuan një fëmijë, të cilin ai (Hidri) e vrau. - Ata vazhduan bashkë, derisa gjetën një djalë të vogël. Hidri e vrau këtë fëmijë. Atëherë, Musai u revoltua, kur pa që u vra një fëmijë i pastër nga gjynahet, i cili nuk kishte vrarë e lënduar asnjë njeri.
Ai (Musai) i tha: “Si e vrave një njeri të pafajshëm, që nuk kishte vrarë asnjë? Kjo që bëre është vepër shumë e shëmtuar.” - Rasti i parë ishte për shkak të harresës së Musait, ndërsa ky rast ndodhi prej padurimit të tij. Atëherë, Hidri i drejtohet Musait duke e qortuar dhe duke i rikujtuar kushtin: