Bring me bars of iron" – until, when he had leveled [them] between the two mountain walls, he said, "Blow [with bellows]," until when he had made it [like] fire, he said, "Bring me, that I may pour over it molten copper." (Al-Kahf [18] : 96)
Sherif Ahmeti:
Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: “Ndizni!” e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: “Më sillni bakër të shkrirë t’ia hedhë atij!” (Al-Kahf [18] : 96)
1 Feti Mehdiu
Më sillni copa të hekurit! Dhe kur ai i nivelizoi dy anët e malit u tha: “Ndizni”, dhe kur ia bënë zjarrin tha: “Më sillni bakër të shkrirë ta lyej!”
2 Hassan Efendi Nahi
Më sillni blloqe hekuri!” Dhe, kur ai i rrafshoi dy anët e thepisura të maleve, tha: “Fryjini zjarrit, derisa hekuri të skuqet si zjarri.” Pastaj tha: “Më sillni bakër të shkrirë që ta hedh në të.”
3 Tafsir as-Saadi
Më sillni hekur! - Dhulkarnejni u kërkoi hekur dhe ata ia dhanë.
Pasi e ngriti në nivel me dy shpatet e maleve, tha: “Ndizeni tani!” - Ndezi zjarr të fuqishëm, që e bëri hekurin të shkrinte e të vlonte:
Kur nisi të vlonte, tha: “Më sillni bakër të shkrirë, që ta hedh këtu!”. - Pasi shkriu hekurin, hodhi bakër të shkrirë, duke e bashkuar atë me hekurin.