Juve ju është bërë detyrim lufta, ndonëse e urreni atë. -
Ky ajet është faktues se lufta në rrugën e Zotit është detyrë. Në fillimet e Islamit, për shkak të dobësisë së tyre, muslimanët e kishin të ndaluar që të hapnin luftë. Por pas emigrimit të Profetit në Medinë, muslimanët u shtuan dhe u fuqizuan, prandaj Allahu i Lartësuar i urdhëroi ata për luftë në rrugën e Tij. Allahu i Lartësuar na tregon se xhihadi është i vështirë për njeriun, sepse ka shumë mundime dhe lodhje, madje mund të përballesh edhe me vdekjen. E, megjithatë, xhihadi konsiderohet prej atyre mirësive të cilat nuk kanë asnjë të keqe brenda tyre. Shpërblimi i tij është jashtëzakonisht i madh, ndërkohë që të shpëton përfundimisht prej ndëshkimit të dhimbshëm. Luftëtarëve në rrugën e Allahut u është premtuar se do të dalin fitimtarë mbi armiqtë e tyre. Ata meritojnë të shijojnë plaçkën e luftës, por edhe shumë mirësi të tjera të kësaj bote dhe të tjetrës.
Por ndodh që ju ta urreni diçka, por ajo të jetë më e mirë për ju... -
Pra, edhe pse lufta është e urryer për shpirtin, ajo është e mirë në çdo aspekt që ta shohësh.
...dhe ndodh që ju ta doni diçka, por ajo të jetë e keqe për ju. -
Për shembull, kur dikush i bën bisht xhihadit në rrugën e Allahut, për të ruajtur rehatinë e jetës, në fakt, ky veprim i tij do t’i sjellë vetëm të këqija, duke filluar nga poshtërimi prej armiqve të Islamit e të tjera më pas. Shpërfillja e xhihadit sjell dobësimin dhe nënshtrimin e plotë të muslimanëve, largon shpërblimet e mëdha dhe afron ndëshkimin e dhembshëm të Allahut të Lartësuar. Ky ajet na tregon një rregull të përgjithshëm, që thotë: Të gjitha veprat e mira, edhe pse ndonjëherë janë të vështira të kryhen dhe të urryera nga shpirti i njeriut, ato sjellin mirësi të shumta për të. Ndërsa të gjitha veprat e këqija, edhe pse janë të dëshirueshme për njeriun që t'i kryejë, për shkak të kënaqësive që ai mendon se arrin nëpërmjet tyre, ato mbeten të këqija dhe sjellin shumë të këqija të tjera. Në çështjet e dynjasë, për sa i përket besimtarit, nëse ai e do diçka dhe Allahu i Lartësuar përcakton që ajo të mos i jepet, ai gjithsesi është në mirësi. Pra, edhe nëse i shpëton nga duart diçka që është e mirë në vështrimin e tij, ai është i kënaqur dhe duhet të jetë i tillë, sepse besimtari është i bindur për një fakt: Allahu i Lartësuar është më i mëshirshëm për robin, sesa vetë robi për vetveten. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar është më i pushtetshëm për të sjellë mirësi për robin e Tij, sesa robi për vetveten. Kjo e bën adhuruesin që të jetë shumë mirënjohës ndaj Allahut të Madhëruar. Thotë i Lartësuari:
Allahu di e ju nuk dini. -
Duke qenë se çështja qëndron kështu, atëherë është e këshillueshme që ju të kënaqeni gjithmonë me caktimet e Zotit tuaj, pavarësisht në ju kënaqin ato apo jo.