Who are certain that they will meet their Lord and that they will return to Him. (Al-Baqarah [2] : 46)
Sherif Ahmeti:
Të cilët janë të bindur se do të takojnë Zotin e vet dhe se ata do t’i kthehen Atij (Al-Baqarah [2] : 46)
1 Feti Mehdiu
të cilët shpresojnë se do të dalin para Zotit të vet dhe se Atij do t’i kthehen
2 Hassan Efendi Nahi
që janë të bindur se do të takojnë Zotin e tyre dhe se do të kthehen tek Ai.
3 Tafsir as-Saadi
Që janë të bindur se do ta takojnë Zotin e vet dhe se, pa dyshim, tek Ai do të kthehen. – Domethënë, të tillë janë ata që janë të sigurt se do ta takojnë Zotin e tyre dhe që Ai ka për t'i shpërblyer për veprat e tyre; janë ata të cilët janë të sigurt se, një ditë prej ditësh, do të kthehen sërish tek Ai që i solli për herë të parë në jetë. Është të kujtuarit e këtij takimi të rëndësishëm, ai që ua lehtëson atyre adhurimet që kryejnë për Allahun. Ky takim i ngushëllon ata gjatë fatkeqësive dhe sprovave. Ky takim ua lehtëson sfidat e mëdha. Takimi me Allahun ua lehtëson atyre, gjithashtu, largimin nga veprat e ndaluara e të këqija. Pikërisht për ata janë përgatitur mirësitë e përjetshme, mes atyre vendbanimeve të larta. Ndërsa ata që nuk shpresojnë takimin me Allahun, e kanë tmerrësisht të vështirë të kërkojnë ndihmë dhe rrugëzgjidhje me namaz apo me ndonjë adhurim tjetër përkushtuar Allahut të Lartësuar. Më, pas Allahu i Lartësuar u rikujton edhe një herë bijve të Israilit mirësitë e Tij ndaj tyre, me qëllim që kjo t’i kujtojë dhe t’u shërbejë si qortim dhe nxitje (për të qenë mirënjohës dhe të bindur). Kështu, i Lartësuari thotë: