But, [on the contrary], We have provided good things for these [disbelievers] and their fathers until life was prolonged for them. Then do they not see that We set upon the land, reducing it from its borders? Is it they who will overcome? (Al-Anbya [21] : 44)
Sherif Ahmeti:
Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne u pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur) (Al-Anbya [21] : 44)
1 Feti Mehdiu
Këtyre, edhe të parëve të tyre, Ne u kemi dhënë kënaqësi sa kanë qenë gjallë. Po a nuk e shohin ata se en i sillemi tokës nga të gjitha anët e asaj dhe e cungojmë, e ata do të jenë fitues
2 Hassan Efendi Nahi
Ne u dhamë atyre dhe baballarëve të tyre kënaqësi e ua zgjatëm jetën. A nuk e shohin vallë ata që Ne i qasemi tokës së tyre dhe ia cungojmë skajet? E si mund të jenë ata fitues?!
3 Tafsir as-Saadi
Ne u dhamë atyre dhe paraardhësve të tyre jetë të gjatë e mirësi të shumta. – Ne u shtuam pasurinë dhe pasardhësit, u dhamë jetë të gjatë, prandaj ata u përhumbën dhe u harruan me kënaqësitë e kësaj jete. Kjo i shpërqendroi nga qëllimi përse u krijuan, dhe kjo u zgjati për shumë kohë. Zemrat iu ngurtësuan dhe ata shkuan shumë larg duke shkelur kufijtë e Zotit. Mosbesimi iu ashpërsua dhe mosmirënjohja iu rrit. Por nëse ata hedhin shikimin në botën rrotull tyre, do të shohin veçse shkatërrim e vdekje dhe do të dëgjojnë zërat e përvuajtur të atyre që qajnë për të vdekurit. Breza të tërë të humbur njëri pas tjetrit. Vdekja u zuri pritë në rrugë për t’ua marrë shpirtrat. Prandaj Zoti, duke ua vënë në dukje këtë dukuri, thotë:
A nuk e vërejnë ata se Ne ua pakësojmë ca nga ca tokën nga anët e saj? - Toka sa vjen e ngushtohet me vdekjen e banorëve të saj dhe zhdukjen e popujve njëri pas tjetrit, derisa Allahu të trashëgojë gjithçka të saj, sepse Ai është Trashëgimtari më i mirë. Nëse njerëzit do të shihnin ç'ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë rreth e rrotull tyre, nuk do të vazhdonin të qëndronin në gjendjen e tyre të mosbesimit e padrejtësive.
Atëherë, mos vallë ata do të dalin të fituar? - A kanë mundësi ata të shpëtojnë nga kaderi i Zotit? A kanë mundësi që t’i shmangen vdekjes apo ta ndalojnë atë? Atëherë, përse mashtrohen nga jeta e kësaj bote, sado e gjatë të jetë ajo? A mund t’i shmangen të dërguarit Tonë (Melekut të vdekjes), kur të vijë që t’u marrë shpirtin? Ata do të dorëzohen menjëherë, pa pasur forcë të bëjnë as rezistencën më të vogël kundrejt tij.