And We certainly gave Moses the Scripture that perhaps they would be guided. (Al-Mu'minun [23] : 49)
Sherif Ahmeti:
Ne Musait i dhamë librin (pas shkatërrimit të faraonit) në mënyrë që ata (populli israilit) të gjejnë rrugën e drejtë (Al-Mu'minun [23] : 49)
1 Feti Mehdiu
Musaut, atëherë, i dhamë Librin, ndoshta ata do të nisen mbarë
2 Hassan Efendi Nahi
Në të vërtetë, Ne i dhamë Librin (Teuratin) Musait, që ata të udhëzohen në rrugë të drejtë.
3 Tafsir as-Saadi
Ne i dhamë Musait Librin në mënyrë që ata (populli i Israilit) të gjenin Rrugën e Drejtë. - Pasi shkatërroi Faraonin dhe e shpëtoi popullin e Izraelit së bashku me Musain, Allahu i Madhëruar i dhuroi Musait Librin. Në këtë kohë do të bëhej e mundur që Musai të plotësonte urdhërin e Zotit dhe të zbatonte Ligjin e Tij ndër njerëz. Ai do të mund të shfaqte haptaz simbolet e fesë së Zotit. Kështu, Allahu i Madhëruar i premtoi Musait se, pas dyzet ditësh, do t’i shpallte e zbriste Teuratin. Kur u afrua koha, Musai u nis drejt vendit të takimit me Zotin. Allahu i Lartësuar thotë: "Ne i shkruam atij në pllaka urdhra të shumta, për të qenë këshillë dhe sqarim për çdo çështje. “Zbatoji këto me përkushtim dhe urdhëroje popullin tënd që të zbatojë më të mirat porosi! Unë do t’jua tregoj vendbanimet (rrënojat) e të pabindurve” [A'raf 145]. Ndërsa këtu tha: "Ne i dhamë Musait librin, në mënyrë që ata (populli i Izraelit) të gjenin rrugën e drejtë." Pra, që ata të gjejnë udhën e drejtë dhe udhëzimin e plotë, duke njohur hollësisht urdhëresat dhe ndalesat, shpërblimin dhe dënimin dhe ta njohin Zotin e tyre me emrat, cilësitë dhe me veprat e Tij.