They will say, "To Allah." Say, "Then will you not remember?" (Al-Mu'minun [23] : 85)
Sherif Ahmeti:
Ata do të thonë: “E All-llahut”. Atëherë thuaju: “Përse pra nuk mendoni?” (Al-Mu'minun [23] : 85)
1 Feti Mehdiu
“E All-llahut!” – do të përgjigjen, por ti thuaj: “Po pse pra nuk vini në vete?”
2 Hassan Efendi Nahi
Ata do të thonë: “Të Allahut!” E ti thuaju: “Vallë, a nuk po ia vini veshin?”
3 Tafsir as-Saadi
Ata do të thonë: “Të Allahut.”. Atëherë, thuaju: “Dhe megjithatë, nuk po mendoni?” - Pse nuk e kujtoni këtë fakt, që Zoti jua përmend dhe që ju e pranoni në logjikën tuaj? Ndoshta ky fakt mund të flejë në mendjet tuaja, për shkak të largimit tuaj nga rruga e Zotit, por nëse ju i ktheheni kujtesës suaj dhe meditoni pak me kujdes, do të dëshmoni me bindje se Ai që i sundon dhe ka në pronësi gjithçka, pikërisht dhe vetëm Ai duhet të jetë i Adhuruari i vetëm në zemrat tuaja. Adhurimi i krijesave, që janë pronë e dikujt tjetër, është gjëja më e kotë dhe e pamend që mund të bëjë dikush. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend diçka më të madhe se toka: