They will say, "[They belong] to Allah." Say, "Then will you not fear Him?" (Al-Mu'minun [23] : 87)
Sherif Ahmeti:
Ata do të thonë: “All-llahu!” Thuaju: “E pse nuk frikësoheni pra?” (Al-Mu'minun [23] : 87)
1 Feti Mehdiu
“All-llahu” – do të thonë ata, kurse ti thuaju: “E pse pra nuk po frikësoheni?”
2 Hassan Efendi Nahi
Ata do të thonë: “Allahu!” E ti thuaju: “Vallë, a nuk keni frikë ju?”
3 Tafsir as-Saadi
Ata do të thonë: “Allahu.”. - Ata do të pohojnë se është Zoti Ai që e bën gjithë këtë. Nëse ata e pohojnë këtë gjë, atëherë thuaju:
Thuaju: “Atëherë, a nuk po frikësoheni (e t'i ruheni dënimit të Tij)?” - Pse nuk frikësoheni dhe t’i largoheni adhurimit të kotë që ia përkushtoni krijesave të dobta dhe të pafuqishme?! Pse nuk po i frikësoheni Zotit të botëve dhe t’i ruheni dënimit dhe zemërimit të Tij?! Ai ka pushtet, madhështi e sundim absolut. Vini re se sa me dashuri dhe butësi Zoti u drejtohet njerëzve, kur thotë: “Pse nuk po mendoni? Pse nuk po frikësoheni?” Kjo mënyrë i tërheq zemrat drejt asaj që u sjell dobi dhe i ruan. Pastaj i Madhëruari u përmend diçka që është edhe më gjithëpërfshirëse: