Allahu nuk ka lindur kurrfarë biri (as nga melekët, e as nga njerëzit) dhe përveç Tij nuk ka ndonjë zot tjetër (që meriton adhurimin).... -
Ajo që është gënjeshtër duket qartë nëpërmjet shpalljes së Zotit dhe të vërtetës së saj. Por gënjeshtra dallohet edhe nëpërmjet logjikës dhe natyrës së pastër dhe të shëndetshme e të papërlyer. Prandaj Allahu i Madhëruar vijon të sjellë një argument logjik për të treguar kotësinë dhe pavërtetësinë e shpifjeve të mohuesve. Ai thotë:
... (Po të kishte shumë zota) secili zot do të kishte marrë atë që kishte krijuar,... -
Pra secili Zot do të veçohej me krijesat e veta dhe do të pengonte Zotin tjetër që të përzihej në çështjet e tij, madje do të synonte ta mposhtë dhe të mund të merrte çdo pushtet e të triumfonte mbi të.
... dhe disa do të kishin mbisunduar mbi të tjerët. -
Ai që do të ngadhënjente, Ai mund të jetë Zoti. Në të kundërt, edhe bota nuk do të ekzistonte e aq më pak të ekzistonte me këtë rregullsi që i habit e mahnit mendjet. Mendohu dhe medito pak në diellin dhe hënën, në yjet dhe kostilacionet e tyre, si ato të lëvizshmet ashtu edhe ato të palëvizshmet. Që kur Zoti i krijoi, ato funksionojnë sipas një rregulli mahnitës në të njëjtin rregull e sistem, në renditjen që Zoti i vendosi. Të gjitha janë të nënshtruara sipas kaderit e masës së Zotit. Të gjitha janë të nënshtruara nga Zoti, të gjitha në dobi të krijesave, pa përjashtuar askënd nga kujdesi i Zotit. Kurrë nuk ke për të gjetur në të difekt, kontradiktë dhe as parregullsi në çdo aspekt që ta shohësh. E si mund të mendohet se kjo rregullsi të jetë rezultat i dy Zotave të ndryshëm?
I lartë dhe i Dëlirë është Allahu nga shpifjet e tyre. -
Ky krijim madhështor flet me gjuhën e vet dhe të bën të kuptosh këtë mesazh me gjendjen dhe me bukurinë e vet. Ato forma të larmishme dhe ajo rregullsi mahnitëse tregon se Krijuesi dhe Rregulluesi i saj është një dhe i vetëm, i Plotë dhe absolut në emrat dhe cilësitë e Tij. Të gjitha krijesat janë të varfra tek Ai. Ato kanë nevojë për Rububijen e Tij mbi ta dhe janë nevojtarë edhe për uluhijen e Tij. Pra ashtu si ata nuk mund të ekzistojnë veçse me krijimin dhe përkujdesjen e tij për ta, po ashtu ata nuk mund të regullohen dhe të qëndrojnë në mirësi veçse duke e adhuruar Zotin si një të vetëm dhe duke iu bindur dhe iu nënshtruar Atij si një i vetëm dhe i Pashoq. Duke na kujtuar një shembull për madhështinë e cilësive të Tij, Allahu i Madhëruar thotë: