Fa il lam tajidoo feehaaa ahadan falaa tadkhuloohaa hattaa yu'zana lakum wa in qeela lakumurji'oo farji'oo huwa azkaa lakum; wallaahu bimaa ta'maloona 'Aleem (an-Nūr 24:28)
And if you do not find anyone therein, do not enter them until permission has been given you. And if it is said to you, "Go back," then go back; it is purer for you. And Allah is Knowing of what you do. (An-Nur [24] : 28)
Sherif Ahmeti:
Po nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni në to derisa t’u jepet leja, e nëse u thuhet kthehuni, ju pra kthenu. Kjo është më e ndershme për ju. All-llahu di çdo gjë që veproni ju (An-Nur [24] : 28)
1 Feti Mehdiu
Po nëse nuk gjeni aty askë, mos hyni në të deri sa të mos u jepet leje; e nëse ju thuhet “kthehuni”! po ju kthehuni, kjo është punë më e pastër për ju. Ndërkaq All-llahu e di se si veproni
2 Hassan Efendi Nahi
Nëse atje nuk gjeni askënd, mos hyni derisa t’ju lejohet e, në qoftë se ju thuhet “Kthehuni”, atëherë kthehuni! Kjo është më e mirë për ju. Allahu e di se çfarë bëni ju.
3 Tafsir as-Saadi
Por, nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni derisa t’u jepet leje! E, nëse ju thuhet të ktheheni, kthehuni!... - Mos ngurroni të ktheheni e të largoheni dhe as të mos zemëroheni që nuk ju jepet leje për të hyrë. Nuk keni arsye të zemëroheni, sepse në fund të fundit, i zoti i shtëpisë nuk ju ka privuar nga ndonjë e drejtë e juaja. Nëse ju lejon të hyni, kjo është në dëshirën e tij. Askush nuk ka të drejtë që të zemërohet e të ndizet nga mendjemadhësia në një gjendje të tillë. Madje, Zoti thotë:
Kjo është më e ndershme për ju. - Pra kjo është më afër pastrimit tuaj nga të këqijat dhe ndryshimit dhe animit tuaj drejt të mirës.
Dhe Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju. - Ai do të shpërblejë çdo njeri sipas punës së tij, shumë apo pak, mirë apo keq. Ky është gjykimi për të hyrë në shtëpitë e banuara. Ndërsa në lidhje me shtëpitë e pabanuara, Allahu i Lartësuar thotë: